Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Nis NBA, Celtics mposhtin 76-ers, triumf edhe për Warriors

Skuadrat protagoniste të Finaleve të 2022 në NBA, shkëlqejnë në debutimin sezonal. Janë gjithmonë ato ekipet për t’u mundur për rivalët që duan të ngjisin shkallët e hierarkisë në NBA. Golden State dhe Boston mposhtën respektivisht Los Angeles Lakers dhe Philadelphian.

Celtics u imponuan 126-117 përballë 76-ers, me Jayson Tatum dhe Jaylen Brown që shënuan 70 pikë së bashku. Bostoni dominoi pjesën e parë, duke i dhuruar trajnerit Mazulla suksesin e parë në NBA, që në tentativën e parë. Celtics, që përfaqësuan Lindjen në Finalet e 2022, pa të dëmtuarit Gallinari dhe Robert Williams mund të bëjnë rotacion me vetëm 7 lojtarë, me Brogdon dhe Grant Williams që shkëlqyen kur u futën nga stoli.

Philadelphia nuk ia doli të mbrohej me intensitetin që kërkonte takimi, duke u lejuar shumë kundërshtarëve në tranzicionin e lojës. Gjithsesi, mund të ngushëllohen me James Harden, që u prezantua në nisje të sezonit në gjendje të shkëlqyer atletike. Duke shënuar 22 pikë në pjesën e parë, 35 në total “Mjekroshi” tregoi se mund të jetë vlera e shtuar për perspektvën. Ndeshja nisi pas homazheve për Bill Rusell, me Philadelphian që ishte para 29-24 pas 12 minutave me Harden në formë. Në pushim skuadrat shkuan në barazim 63-63 me 14 pikë të shënuara në periodën e dytë nga Brown.

Ndeshja u vendos në periodën e tretë, një trepikësh i Tatum çoi avantazhin në 12 pikë për Bostonin në 90-78 . 76-ers nuk reaguan më, Tatum shënoi 17 pikë në periodën e tretë dhe në të katërtën Bostoni siguroi fitoren. Pavarësisht peripecive të fundit dhe skandalit me ish-trajnerin Uduka, Celtics mbeten busulla e Lindjes.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...