Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nis numërimi mbrapsht për titullin, sot Prishtina-Llapi dhe Feronikeli-Drita!

Numërimi mbrapsht për të mësuar skuadrën kampione në IPKO Superligën e Kosovës ka nisur tashmë. Momenti i të vërtetës më në fund ka mbrritur pasi në 3 javët e fundit duke filluar që nga sot do të luhen edhe tre përballjet direkte që do të vendosin fatet e titullit. Sot në orën 16:00 Prishtina pret Llapin në stadiumin Fadil Vokrri në një sfidë që premton emocione të mëdha dhe shumë spektakël. Skuadra që humbet në këtë sfidë do të dalë përfundimisht nga lufta për titull nëse Feronikeli kryesues bën detyrën ndaj Dritës në shtëpi. Barazimi nuk mjafton në duelin mes kryeqytetasve të Josës dhe llapjanëve të Tahir Batatinës, pasi Prishtina dhe skuadra nga Podujeva tre javë para fundit të sezonit kanë nga 2 pikë më pak se Feronikeli kryesues.

Dy sfidat direkte në këtë sezon mes Prishtinës dhe Llapit, janë fituar nga skuadrat vendase me rezultat minimal, prandaj edhe sot bardhekaltrit e Josës janë disi më të favorizuar për shkak të faktorit fushë. Megjithatë Llapi nëse arrin të surprizojë sot dhe të fitojë në Fadil Vokrri do të shndërrohej automatikisht në favoriten kryesore për titull pasi në javën e ardhshme pret Feronikelin në Podujevë. Edhe skuadra nga Drenasi nuk ka një ndeshje të lehtë ndaj Dritës. Kampionët në fuqi të Kosovës edhe pse kanë dalë jashtë çdo objektivi dhe kanë siguruar vendin e 4-t, nuk po tolerojnë aspak në këtë fund sezoni dhe diçka të tillë e treguan duke ndalur në një barazim 1-1 Prishtinën javën e kaluar. Gjithsesi për Feronikelin sot, fitorja është detyrim. Të dyja këto superndeshje do të transmetohen live në Supersport duke filluar që prej orës 16:00.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...