Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nis Premier League, City i Guardiolës sërish skuadra për t’u mundur, si kuotohen pretendentët e titullit!

Semafor jeshil për startin e Premier League. Kampionati më i fortë në botë, për momentin, çel siparin me kampionët në fuqi të Manchester City-t që zbresin të parët në fushën e Burnley-t këtë të premte (takim që si gjithë kampionati do të transmetohet në SuperSport), për të mbrojtur titullin e fituar në finalen e zjarrtë të sezonit të kaluar kundër Arsenalit.

Natyrisht që skuadra e Guardiolës niset si favoritja e madhe, pavarësisht lamtumirave të kapitenit Gyndogan, një prej pikave të referimit në grupin që siguroi triumfin e trefishtë, si dhe Mahrez që fluturoi drejt Arabisë pasi kuptoi se nuk do të kishte qenë më një titullar fiks në formacionin e Guardiolës.

City është përforcuar me Gvardiol, mbrojtësin më të shtrenjtë dhe me Kovacic por po kërkon edhe ishin e Milanit Paqueta. Guardiola e nis me Haaland, pavarësisht se rendimenti i gjigantit nordik në finalet e fundit nuk ka qenë i shkëlqyer,  pasi humbi finalen e Community Shield 6 gushtin e kaluar do të provojë të hakmerret kundër Sevillas në sfidën që vlen Superkupën e Europës.

Ndërkohë, “bookmakersat” kanë nxjerrë kuotat e tyre për titullin e Premier League në sezonin që nis, me kompanitë e ndryshme të basteve që e vlerësojnë një sukses të mundshëm të Cityt për të ringritur titullin me kuotën 1.72.

Është një sinjal i qartë, për titullin janë ata favoritët, skuadra për tu mundur. Në të vërtetë Arsenali ka investuar pothuajse 200 milionë euro në merkato, për të parakaluar rivalët, dhe suksesi me penallti në finalen e Superkupës pak ditë më parë mund të konsiderohet si një sinjal alarmi për Guardiolën.

Lexo edhe:

Afrimet e Declan Rice, Havertz dhe Timber kanë rritur kualitetin në skuadrën e Artetës që riniset në Premier me rolin e kërcënueses kryesore për Cityn. Bookmakersat e kanë kuotuar në fakt fitoren e titullit nga “Topcinjtë” diku te 5.5.

Të shkëputur ndërkohë në parashikimin e atyre që në këtë lojë vënë paratë skuadrat e tjera.  Kështu një sukses i Liverpulit për titullin kampion vlerësohet nga kompanitë e ndryshme ndërkombëtare të basteve nga 8 deri në 9, ndërkohë që kjo kuotë për Chelsean dhe Manchester United shkon nga 11 deri në 15.

Pra, e thënë thjeshtë, për kompanitë e basteve City dhe Arsenal janë shumë larg të tjerave, edhe pse këto janë vetëm parashikime, fjalën e vërtetë do ta thotë fusha, me kampionatin që premton spektakël me sfidat e tij epike, duke nisur nga kjo e premte, si gjithmonë në SuperSport!

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...