Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nis puna për Superligën e Europës, detajet e projektit

 

“Turne i vetëm me 24 skuadrat më të mëdha të kontinentit. Nuk do të vendosen kufij për shpenzimet në merkato dhe nuk do të ketë ekipe që bien nga kategoria”

Investuesi amerikan Stephen Ross, personi që ka edhe statusin e organizatorit të “International Cup”, ku gjatë verës të gjitha skuadrat më të mëdha të kontinentit bashkohen në një turne të vetëm, hodhi propozimin e krijimit të Superligës së Europës. Bëhet fjalë për një turne privat dhe të mbyllur, në të cilin do të marrin pjesë 24 skuadrat më të mira nga pesë ligat më të mëdha europiane.

Sipas të përditshmes gjermane, “Sport Bild”, Ross ka zhvilluar takime me drejtuesit e disa skuadrave, me objektivin që turneu i ri të zëvendësojë Champions League, duke krijuar edhe një largim nga principet e vendosura nga UEFA për rregullat e lojës.

Ndër kolonat e projektit për Superligën e Europës janë fakti që nuk do të ketë rënie apo ngritje nga kategoria dhe që skuadrat pjesëmarrëse nuk do të jenë të detyruara që të respektojnë rregulla të ngjashme si ato të “Fair Play Financial”. Kjo do të bënte që skuadrat më të mëdha të kontinentit të mos jenë të kufizuara sa u takon shpenzimeve dhe blerjes së futbollistëve në merkato.

Për momentin nuk ka ende asgjë konkrete, ndërsa klubet nuk janë shprehur hapur në mbështetje të turneut. Por, pas prezantimit me detajet e projektit, skuadrat më të rëndësishme europiane do të vendosin në presion UEFA-n për të ndryshuar rregulloret e lojës, duke nisur nga fakti që pas transferimit të merkatos së janarit futbollistët nuk mund të luajnë në Champions apo Europa League, nëse ishin regjistruar në këto aktivitete edhe me skuadrën e tyre të mëparshme.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...