Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nis turi europian i agjentit të Julian Alvarez, etapa e radhës në Milano!

E ardhmja e Julian Alvarez vazhdon të mbetet një rebus. Talenti argjentinas i River Plate i cili i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tija gjatë vitit 2021 vazhdon të ngjallë interes te klubet më të mëdha europiane. Për këtë arsye menaxheri i Julian Alvarez Fernando Hidalgo ka nisur një tur europian duke takuar disa prej drejtuesve të klubeve më të rëndësishme të Europës.

Pas vizitës në Manchester, ku u takua me drejtuesit e Manchester United dhe disa klubeve të tjera angleze dhe ndalesës në Madrid ku ka biseduar me përfaqësuesit e Atletico Madrid në orët e ardhshme Hidalgo do të fluturojë drejt Milanos për të biseduar me drejtuesit e Inter dhe Milan me zikaltrit që janë shumë të interesuar për Alvarez. River Plate nga ana tjetër kërkon të rinovojë me futbollistin i cili për momentin ka një klauzolë largimi nga Los Millinarios prej 25 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...