Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Nisin eliminatoret e EURO 2024, ndeshjet që mund të ndiqni në “SuperSport”

Këtë të enjte nisin eliminatoret e EURO 2024 dhe përballjet premtojnë spektakël të vërtetë.

Sfida më e fortë e mbrëmjes pritet të jetë mes Italisë kampione dhe Anglisë, takim që do të nisë në orën 20:45 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 2”.

Këto dy skuadra rikthehen për t’u përballur me njëra-tjetrën në këtë kompeticion, pas finales së 11 korrikut 2021, nga e cila kampion të Europës dolën djemtë e Mancinit.

Lexo edhe:

  1. Mehmeti fjalëpak: Kombëtarja një ëndërr, gati të luaj titullar
  2. Uzuni: Më Sylvinho-n do bëjmë lojë ofensive, kam oferta nga disa kampionate
  3. Gabimi në finalen e Botërorit, Kolo Muani: E urrej atë çast, por duhet të shoh përpara!
  4. Buffon: Ju tregoj gabimin më të madh në jetës dhe kur tërhiqem

Portugalia-Lihtenshtejn do të përballen po në orën 20:45 dhe ky takim do të transmetohet në “SuperSport 3”.

Këto dy skuadra janë ndeshur me njëra-tjetrën shtatë herë gjatë gjithë historisë, nga të cilat gjashtë i ka fituar Portugalia dhe një ka dalë barazim.

Ndërsa sfida e tretë që do të transmetohet në “Digitalb” është ajo mes Maqedonisë dhe Maltës, takim të cilin do të mund ta ndiqni në “SuperSport 4”.

Këto skuadra janë ndeshur gjatë gjithë historisë katër herë me njëra tjetrën në Europian dhe në miqësore dhe ndër to tre takime i ka fituar Maqedonia e Veriut dhe një takim është mbyllur me barazim.

 

 

 

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...