Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nisje për fizhekzjarre, Skënderbeu-Partizani vjen emocione dhe spektakël

Nis menjëherë me fishekzjarre. Një Skënderbeu – Partizani për ta filluar menunë e kampionatit me pjatën e fortë të rivalitetit të këtyre viteve të fundit. Nuk është kurrë një ndeshje dosido, luftë frontale në të dyja, me Skënderbeun përfaqësues të hegjemonisë së kësaj dekade dhe Partizanin sfidantin e përhershëm për t’i rrëmbyer fronin. Pas derbit të kryeqytetit është ndoshta sfida me më shumë rivalitet e kampionatit, me lejen e Kukësit që gjithsesi nuk ka prodhuar aq shumë shkëndija si në përballjet me korçarët ashtu dhe me Partizanin.  Skënderbeu-Partizani është luftë në fushë e jashtë saj, 3 vite më parë të kuqtë humbisnin titullin vetëm në javën e fundit dhe që atëherë akuzat e shigjetat kanë fluturuar pa kursim ndërmjet të dyja kampeve, pretendime për favorizime arbitrale e deri te teoritë konspirative për letra në Uefa kundër rivalve, tone që janë reflektuar edhe në tribuna me prezencën, koret, banderolat e kunjat e ndërsjellta ndërmjet ujqerve e Guerils. Episodet në fushë të panumërta, në një Skënderbeu-Partizani askush nuk e tërheq këmbën pas, është një ndeshje që vlen shumë edhe kur llogaritë e kampionatit janë të mbyllura, mjafton të kujtosh atë barazim 2-2 në javën e fundit të sezonit 2016-2017,  kur takimi vlente për simbolikën por u shndërrua në një betejë të luftuar me gola e spektakël. Këtë herë vijnë përballë që në sfidën e parë, një Skënderbe i riformatuar që synon të ruajë hegjemoninë e vendosur në këto vite, me të kuqtë më të etur se kurrë për të treguar se ky është viti i tyre, në mes si gjithmonë shumë prestigj, inate e ambicie, në fund gjithmonë vlen rezultati, fusha që thotë fjalën e saj në premierën e ndezur të këtij kampionati.

 E premte, 17 gusht

Skënderbeu – Partizani ora 19:45

E shtunë, 18 gusht
Luftëtari – Kastrioti ora 16:45
Tirana – Kamza ora 19:45

E dielë, 19 gusht
Kukësi – Laçi ora 16:45
Teuta – Flamurtari ora 19:45

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...