Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Niveli është rritur, do e rikthejmë Interin në finalen e Champions League”

Lautaro: Rri gjithë kohën me Thuram
Lautaro: Rri gjithë kohën me Thuram

Tek Interi ëndërrojnë rikthimin në finalen e Champions League. Zikaltrit e Simone Inzaghit zhvilluan një ndeshje të madhe në finalen përballë Manchester City, por u mposhtën falë golit të Rodrit, me kupën me veshë që shkoi për herë të parë te Citizens.

Kapiteni i ri i Interit, Lautaro Martinez karikon ambientin zikaltër, duke deklaruar se objektivi i tij dhe shokëve të skuadrës është mbërritja në finalen e turneut më të rëndësishëm për klube.

Jam mirë, jam stërvitur edhe gjatë pushimeve dhe kam rikuperuar energjitë. Pasi kemi shpenzuar shumë këtë vit. Jemi gati për sezonin e ri, do të kemi objektiva të reja dhe si gjithmonë do të mundohemi të japim maksimumin.

Lexo edhe: 

Niveli është rritur në çdo aspekt, e kemi dërguar Interin shumë lart. Dhe është normale që tifozët të presin diçka më shumë prej nesh. I shkuam çdo kompeticioni në fund, jam i lumtur që i kam dhënë një dorë klubit.

Ka pak hidhërim për epilogun e Stambollit, por mendoj se njerëzit janë ende krenarë për ne. Ne përpiqemi të përmirësohemi çdo ditë, jemi të uritur dhe të gatshëm për të fituar.

Do të përpiqemi të vazhdojmë deri në fund edhe në sezonin e ri”, u shpreh për Inter TV sulmuesi 25-vjeçar, i cili dhjetorin e vitit të kaluar fitoi Kupën e Botës me Argjentinën e tij.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...