Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Një 20-vjeçar nga Ohri, përforcimi i radhës i Kukësit

Kukësi zyrtarizon një tjetër afrim në këtë merkato dimri. Klubi verilindor ka njoftuar firmosjen e marrëveshjes me një mbrojtës, të cilin, në fakt, e kishte regjistruar më parë, por vetëm sot palët kanë hedhur firmën në kontratë. Bëhet fjalë për Albnor Kabën, një futbollist 20-vjeçar shqiptar nga qyteti i Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Kaba ka luajtur me herët edhe me Shkëndijën e Tetovës, si dhe me Shqipërinë U-20.

Njoftimi i Kukësit:

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Albnor Kaba është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 20 vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 1 sezon e gjysmë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

20 vjeçari, i lindur në Ohër vjen te Kukësi nga kampionati maqedonas ku së fundmi ka ishte pjesë e Voska Sport. Kaba ka qenë më parë pjesë e ekipeve si Shkëndija e Tetovës e Veleshta, teksa ka zhvilluar edhe dy ndeshje me Shqipërinë U20.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Albnor Kaba dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen, Albnor!”

 

Skeda e Lojtarit:

Emri: Albnor Kaba

Mosha: 20 vjeç

Gjatësia: 1.84 m

Kombësia: Shqiptar

Pozicioni: Mbrojtës

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...