Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Një “All Star” për futbollin anglez? Jurgen Klopp qesh me idenë e pronarit të Chelsea-t

Todd Boehly, bashkëpronari amerikan i Chelsea-t vjen me një propozim të guximshëm për t’i dhënë mundësi strukturës së futbollit anglez që të mbledhë më shumë para dhe të promovohet në mbarë botën. A ka hedhur idenë e krijimit të “All Star” në Premier League, në ndeshje e ngjashme me atë në NBA-së, NFL-së apo MLB-së.

Boehly porpozon që çdo vit të zhvillohet një ndeshje mes “yjeve” nga Veriu me të “Jugut”. Për ta kuptuar më qartë, lojtarët më të mirë që luajnë me Liverpoolin dhe sy skuadrat nga Mancheteri (mes të tjerëve) përballë më të spikaturve tek ekipet londineze.

“Shpresoj që Premier League të mësojë pak nga shembulli i sporteve amerikane kur bëhet fjalë për menaxhimin dhe promovimin e futbollit. Pse nuk ka një përballje “All Star” në Premier League? Mund të zhvillohet një ndehje “All Star”. Veriu kundër Jugut, dhe kështu arkëtohen më shumë para për piramidën e futbollit”, – tha bashkëpronari i Chelsea-t në një konferencë në New York. – “Të gjithëve u pëlqen ideja e më shumë të ardhurave për Premier League-n… Ka një aspekt kulturor që është real dhe evolucioni do të vijë. E mira e Premier League-s është se ka të drejtat globale.”

Kundër kësaj ideje ka dalë hapur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili e nis komentin tij me një pyetje ironike.

“A doni që edhe Globetrotters (ekip amerikan ekzibicioni në basketboll, që kombinon atletizmin, teatrin dhe komedinë në stilin e lojës) të luajnë futboll? “Shkëlqyeshëm. Kur të gjeni një datë për “All Star”, mund të më telefononi. Ju harroni se në sportet e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara bëjnë katër muaj pushime. Ata janë shumë të lumtur gjatë pushimeve mund të bëjnë pak sport. Është krejt ndryshe në futboll”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....