Rusi 2018

Një argjentinas gjykon ndeshjen hapëse Rusi-Arabi Saudite

Do të jetë argjentinasi Nestor Pitana gjyqtari kryesor që do të ketë fatin të vendosë drejtësi në ndeshjen hapëse të Botërorit “Rusi 2018”, mes përfaqësueses së vendit organizator, Rusisë, dhe Arabisë Saudite në stadiumin “Lushniki” të Moskës, te enjten në orën 17:00.

Ndihmësit e tij do të jenë Juan Pablo Bellati, po nga Argjentina dhe Emerson De Cavalho nga Brazili. Sandro Ricci, po nga Brazili, do të jetë gjyqtar i katërt.

Pitana është një nga gjyqtarët më me përvojë në amerikën-latine. Ai ka gjykuar Francë-Gjermani, çerekfinalen e Kupës së Botës 2014. Ai drejtoi edhe gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike në Rio, Gjermani-Nigeri si dhe gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave në vitin e kaluar, Gjermani-Meksikë.

Për herë të parë në historinë e Botërorit në “Rusi 2018” do të aplikohet edhe sistemi VAR (moviola për episodet më të rëndësishme).

Në takimin takimin hapës në regjinë e VAR-it do të ulen italianët Massimiliano Irrati dhe Daniele Orsato, argjentinasi Mauro Vigliano dhe kiliani Carlos Astroza.

To Top