Më datë 25 maj, Tirana dhe stadiumi Air Albania do të mirëpresin finalen e UEFA Conference League mes Romës dhe Feynoord. Italianët e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho shpresojnë të triumfojnë teksa suksesi europian mungon prej kohësh te verdhekuqtë.
Për sfidën ndaj holandezëve, Romës i është shtuar një “tifoz” special për finalen e Tiranës, teksa ish-futbollisti Eric Lamela shpreson që italianët të fitojnë dhe Mourinho të shtojë një tjetër trofe në koleksionin e tij.
“I uroj shumë fat të gjithë romanistëve, luajnë një finale dhe në Europë nuk festojnë prej kohësh. Shpresoj që të fitojnë në finalen e Conference League dhe dua t’i uroj suksese Jose Mourinhos. Të gjithë e njohim historinë e tij si trajner dhe shpresoj ta fitoj edhe këtë kupë për t’ia shtuar koleksionit të tij”, u shpreh Lamela, i cili aktualisht është pjesë e Sevillas teksa me andaluzianët ka një kontratë që e mban të lidhur deri në vitin 2024.