Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Një argjentinas për Italinë, Mancini: Na tha po menjëherë

Mateo Retegui ka lindur në Argjentinë, luan si sulmues dhe është pjesë e Tigre. 23-vjeçari është me origjinë nga Italia dhe ka vendosur të veshë fanellën e kombëtares së kaltër.

Autori i gjashtë golave sezonalë me skuadrën argjentinase, ka pranuar ftesën e Roberto Mancinit për të garuar me katër herë Kampionët e Botës. Një gjë të tillë e konfirmoi vetë tekniku i Italisë.

Reteguin e ndjekim prej kohësh. Ai ka cilësi që neve na mungojnë. Menduam se nuk do të pranonte të vinte tek Italia. Por, ai kthehu menjëherë përgjigje pozitive”, deklaroi Mancini.

Italia nis në 23 mars eliminatoret e Euro 2024. Të kaltrit presin Anglinë në “Diego Maradona”. Tri ditë më vonë do të sfidojnë Maltën në transfertë.

Skuadra e Mancinit është pjesë e grupit C, aty ku përveç Anglisë dhe Maltës bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Ukraina.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...