Ndërkohë që Stefano Pioli pret një qendërsulmues, me Armando Brojën që kryeson listën e dëshirave. Milani po tenton të sigurojë një përforcim në qendër të mbrojtjes.
Bëhet fjalë për Marco Pellegrinon, 21-vjeçarin argjentinas me origjinë italiane. I cili është pjesë e Platenses në elitën e futbollit argjentinas.
Lexo edhe:
- Juventus interesohet për Donnarumma-n, PSG-ja e hapur për një ofertë të mirë
- Zyrtare/ Kukësi përforcon skuadrën, firmos për dy sezone me ish-mbrojtësin e Korabit
- Seria A rikthehet në Digitalb, sezoni i ri 2023-2024 me ofertë të plotë televizive
- VIDEO/ Vojvoda realizon super gol dhe ndihmon Torinon të kalojë në raundin tjetër të Kupës së Italisë
Tyc Sports shkruan se mes dy klubeve kanë nisur bisedimet zyrtare. Presidenti i Platenses, Sebastian Ordonez pritet të udhëtojë drejt Milanos në ditët e ardhshme për të mbyllur operacionin.
Pellegrino zotëron pasaportën italiane, kështu që nuk mund të cilësohet si ekstrakomunitar. Përveç qendrës së mbrojtjes, ai mund të bëjë edhe rolin e mesfushorit “shkatërrues”.
