Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Një bankë, uniforma dhe një cigare, Lazio prezanton trajnerin e ri

Pas ditësh të tëra negociatash të zgjatura, më në fund Lazio ka gjetur gjuhën e përbashkët me Maurizio Sarrin dhe mesditën e sotme ka njoftuar edhe zyrtarisht arritjen e akordit me ish trajnerin e Napolit dhe Juventusit.

Nëpërmjet një postimi të goditur në Twitter, ku shfaqen 4 fotografi, ajo e një banke, për të simbolizuar të shkuarën e Sarrit si punonjës banke, uniforma sportive e trajnerit me logon e Lazios, një foto e skuadrës bardhekaltër dhe në fund një dorë me cigare të ndezur.

Mediat italiane raportojnë se kontrata mes palëve do të jetë me vlefshmëri dy vjeçare dhe paga e trajnerit do të jetë 3 milionë euro në sezon, plus bonuset, që mund ta çojnë në një total prej 4 milionësh.

Palët kanë zgjidhur gjithçka sa i përket bashkëpunimit mes palëve dhe madje kanë firmosur edhe kontratat, teksa tani mbetet vetëm për t’u bërë prezantimi zyrtar, që mund të vijë në fillim të muajit korrik, para nisjes së grumbullimit.

Maurizio Sarri rikthehet kështu sërish në krye të një pankine, pas vetëm një sezoni pushim, duke qenë se u shkarkua nga Juventusi dhe tani do të provojë të bëjë mirë edhe në stolin bardhekaltër, pas eksperiencave mjaft pozitive me torinezët, Napolin dhe ndërmjet tyre Chelsea-n.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...