Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Një belg bëhet makth për Bayernin, Dortmundi fillon arratinë

Sulmuesi belg Dodi Lukebakio do të mbetet gjatë në memorien e tifozëve të Bayernit të Mynihut,të cilët panë të ndëshkoheshin plot 3 herë nga ai në “Allianz Arena” dhe të dilnin me vetëm një pikë nga sfida përballë Fortuna Dusseldorfit.

Pritej të ishte një sfidë e lehtë për skuadrën e Kovaç, që gjeti shumë shpejt avantazhi ne dyfishtë, me golat e Sule dhe Thomas Muller, por sulmuesi Lukebakio rihapi takimin pak para fundit të pjesës së parë.

Në fillim të pjesës së dytë ishte sërish Muller që shënoi për Bayernin, por sulmuesi belg nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, pasi shënoi edhe dy herë në portën e Neuer dhe vulosi rezultatin 3-3.

Me këtë barazim, Bayerni humbet akoma më shumë terren ndaj Borussias Së Drotmundit që kryeson renditjen dhe që për më tepër sot regjistroi një fitore 1-2 në transfertën ndaj Mainzit.

Paco Alcacer dhe Lucas Piszczek shënuan për verdhezinjtë e Favre, që tashmë kryesojnë renditjen me 31 pikë, 7 më shumë se Eintracht Frankfurt dhe Borussia Munchengladbach, që e ndjekin.

Në sfidat e tjera, Hertha e Berlinit u nda në barazim 3-3 me Hoffenhaimin, Eintracht F. fitoi 1-3 në transfertën ndaj Augsburgut, ndërsa Wolfsburgu mposhti me rezultatin 1-0 Leipzigun.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...