Një belg për stolin e Tottenhamit. Pas shkarkimit të Antonio Contes, dy muaj para përfundimi të kontratës, klubi londinez është vënë në kërkim të një trajneri tjetër dhe së fundi në skenë ka dalë emri i Vicent Kompany.
Ky i fundit është duke drejtuar Burnleyn në Championship, ku ka barë një punë hë shkëlqyer dhe kryeson kampionatin me 13 pikë diferencë, duke siguruar tashëm ngjitjen e skuadrës në Premier League.
Lexo edhe:
- Acerbi: Shpresoj të qëndroj te Inter, por çfarë ka për të ndodhur le të ndodhë!
- Onana në “orbitën” e Chelsea, Inter projekton ish-shokun e Asllanit
- Abraham, te Chelsea? “Kurrë mos thuaj kurrë”
- Shpenzoi 52 milionë euro, Liverpool humbet mesfushorin me parametra zero
Puna e Company ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, megjithatë Tottenham është gati t’i ofrojë pankinën. Belgu është stërvitur me Guardiolën dhe aplikon metodat e tij në punë, ndaj “Spurs”-at mendojnë se mund të përsëritet një “Arteta bis”, me spanjollin që pasi la City-n, po çon drejt titullit kampion Arsenalin.
Për momentin është vetëm një ide, që po intrigon jo pak drejtuesit e Tottenhamit, të cilët janë gati të paguajnë edhe klauzolën për largimin e Kompany nga Burnley. Aktualisht Tottenhami po stërvitet nga ndihmësi i Contes, Cristian Stellini, i cili do të qëndrojë në pankinë deri në fund të sezonit.
Antonio COnte u shkarkua të dielën e kaluar, pasi tensionet mes tij, drejtuesve dhe lojtarëve kishin arritur kulmin dhe rezultatet në fushën e lojës ishin shumë larg pritshmërive…
