Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Një boshnjak objektivi i ri për mbrojtjen, babai e afron me Milanin: I pëlqen Italia

Milani e nisi me fitore vitin 2022. Kuqezinjtë mposhtën dje 3-1 Romën e Jose Mourinhos në “San Siro”, duke e shkurtuar në 1 pikë momentalisht diferencën me Interin kryesues.

Sfida e radhës në Serie A do të luhet në Venezia ditën e diel, ndërsa drejtuesit e nënkampionëve të Italisë janë fokusuar te gjetja e një qendërmbrojtësi në merkato.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Simon Kjaer ka mbyllur sezonin dhe Stefano Pioli pret ardhjen e një mbrojtës qendror. Sven Botman (Lille) ka rënë si pistë për momentin, për shkak të pretendimeve të larta të kampionëve të Francës.

Emri i fundit që lidhet me prapavijën e Milanit është Anel Ahmedhodzic. 22-vjeçari ka lindur në Suedi, është pjesë e Malmo dhe prej tetorit të vitit 2020 ka zgjedhur të luajë me Bosnjen, kombëtaren e origjinës së prindërve.

Paolo Maldini e pëlqen shumë lojtarin shtatlartë dhe ka nisur negociatat me kampionët e Suedisë. Disa klube të ndryshme po interesohen për Ahmedhodzic, por opsioni Milan është i preferuari sipas babait të tij.

Garës për Anelin i është bashkuar edhe Milani mbrëmjen e djeshme. Ata kanë filluar të telefonojnë Malmon, por ka interesim edhe nga Brentford, një klub gjerman dhe dy klube franceze.

Qëllimi i Anelit është të shkojë në një ekip ku mund të luajë, të përmirësohet edhe më shumë dhe jo të përfundojë në pankinë. E pamë se çfarë ndodhi me Pjanic te Barcelona.

Nga ajo që kam kuptuar nga bisedat me të, unë mund të them që djali im preferon transferimin në Itali”, deklaroi babai i qendërmbrojtësit për Reprezentacija.ba.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...