Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Një brazilian bën me “krahë” Partizanin, Luftëtari i falet dyshes Abazaj-Bregu

Klevis Dalipi ka ndryshuar Partizanin. Fitorja e 3-të në 4 takime me ish ndihmësin e Starovës si trajner i parë për të kuqtë, që falë suksesit 0-1 në derbin ndaj Kamzës, “fluturojnë” drejt objektivit Europë. Vendosi gjithçka një brazilian, pikërisht sulmuesi Lucas Cardozo goli i parë i të cilit me fanellën e Partizanit i dha 3 pikë arta të kuqëve në garën për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Vijon rënia e lirë e Kamzës në krahun tjetër me skuadrën e Ndreut që tashmë kur mbetet edhe faza e 4-t për tu luajtur është vetëm 5 pikë larg Teutës së vendit të parafundit që të rrëzon një kategori më poshtë. Në Kamëz pjesa e parë ishte më e mirë për Partizanin ndërsa fraksioni i dytë i lojës ishte disi më i balancuar por atëherë kur të gjithë menduan se kjo sfidë do të mbyllej në një barazim pa gola, Lucas Cardoso i ardhur në fushë nga stoli në minutën e 76-të, realizoi një gol të bukur duke i dhënë fitoren e dytë radhazi në kampionat Paritzanit që tashmë kap Laçin në vendin e 3-të në kuotën e 42 pikëve.

Nuk gaboi Luftëtari edhe pse sfida ndaj Lushnjës së vendit të fundit rezultoi e vështirë për skuadrën e Hasan Likës që iu fal një goli të Kristal Abazajt në minutën e 40-të dhe finalizimit të Bregut në sekondat e fundit të shtesës për të mposhtur 2-0 “lagunarët” dhe për t’u ngjitur në kuotën e 40 pikëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...