Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Një brazilian dhe një argjentinas, Bylisi zyrtarizon afrimet e reja

Bylisi, pavarësisht ecurisë mbresëlënëse në pjesën e parë të sezonit, ishte skuadra që kishte nevojë më shumë për përforcime për të përballuar me sukses kampionatin. Pikërisht në kuadër të merkatos së janarit, drejtuesit e ekipit ballshiot kanë zyrtarizuar dy afrime shumë të rëndësishme në ato role ku trajneri Dovedan kishte kërkuar përforcime.

I pari është 23-vjeçari Visente de Paula Mercedes, mbrojtësin brazilian të linjës së djathtë, që në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Lvivit në Ukrainë.

I dyti është argjentinasi Marselo Gonzales, që ka spikatur me ekipin e Orikut në Kategorinë e Parë. Një lojtar me perspektivë që ka bindur trajnerin Dovedan por edhe projektin e klubit.

Por këta dy lojtarë nuk do të jenë afrimet e vetme të merkatos së janarit, pasi drejtuesit e Bylisit po punojnë për të tjerë elementë cilësorë, që do të shtonin cilësinë në skuadër.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...