Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Një derbi i ri!

Nga Gjergji Stefa

Nderim Nexhipi është drejtor sportiv në Kukës, ndërsa Mario Morina luan në Kosovë me Prishtinën. 5 vite më parë ata shënuan të dy, në atë që është konsideruar ndoshta derbi më i bukur i dekadës. As shënuesit e të tjerë të 5 viteve të fundit nuk do jenë aty. Gilberto gjendet në Azi, ndërsa Sukaj ka nënshkruar për Laçin. Teqja po provon veten në Kamëz, Fejzullahi ka shkuar në Zvicër, Racic u largua nga të kuqtë dy vite më parë. Asnjëri nga ata që ka shënuar në 15 ndeshjet e fundit derbi nuk do zbresë në fushë. Janë larguar dhe trajnerët, për Ze Marian dhe Gegën është derbi i parë si trajnerë. Simbolika e herës së parë nuk mbaron me kaq. Nuk do ketë më polici,nuk ka më “Qemal Stafa”, nuk ka më as Lorenc Jemini, njeriu që në këto 100 muaj gjykoi 6 derbe rradhazi, rast unikal në kohët moderne në Europë.

I vetmi nga protagonistët është Gentian Muça. Ai nuk është ende gati, sepse sapo mbaroi derbin e jetës, luftoi kundër sëmundjes dhe fitoi. Në derbin e tretë mund ta shohim në fushë. Skuadra e tij e zemrës ka më shumë se 1500 ditë që nuk e fiton derbin, Partizani ka 13 ndeshje rresht që nuk humbet. Ata që nuk ndryshojnë janë Refik Halili dhe Gaz Demi, presidentët. Çfarë derbi do të shohim? Skuadrat kanë ndryshuar në masën 90 % dhe shumica e atyre që do luajnë do ta kenë ndoshta për herë të parë. Asani i Partizanit dhe Blazhevski i Tiranës derbe kanë luajtur disa në Maqedoni kundër Shkëndijës. Hera e fundit që kanë qënë të dy së bashku në fushë ka qënë viti 2016.2-0 kundër shqiptarëve në Tetovë, Blazhevski madje shënues i një prej golave. Këtë të premte janë kundërshtarë. Mensah dhe Cobbinah, dy afrikanë, të dy të vlerësuar si ndoshta lotjarët më cilësorë të dy ekipeve që po duan të nisin një cikël të ri. Pak Afrikë kishte dhe dy vite më parë. Ekuban kundër Merveille. Ata po ishin lojtarë, i pari shkoi te Leeds United, i dyti te Getafe. Super transferime. Do të jetë një derbi i ri sepse policia do të mungojë. Tifozët e kanë kritikuar gjithnjë sjelljen e saj në stadium sidomos në ndeshje si kjo. Ja ku erdhi momenti për ta, pa ata nëpër këmbë, por me përgjegjësinë se çfarë që të ndodhë nuk mund të thuash më: na provokouan uniformat blu.

I ri apo i vjetër qoftë, derbi nuk ka humbur asnjëherë karakteristikën kryesore. Interesimin! 8 mijë biletat janë shitur në kohë rekord, dhe kjo është e vetmja ndeshje ku stadiumet që na duket gjithnjë të mëdhenj sepse janë gjysmë bosh këtë rradhë do ngjajë shumë i vogël. Periudhë tranzicioni dhe për këtë detaj. Sezonin e ardhshëm derbi do luhet në stadiumin e ri komëbtar. Aty po do jetë derbi me d të madhe. Nuk ka ndeshje si kjo, nuk është një hiperbolë e shpikur nga nevoja për të prmovuar diçka që nuk është. Në konceptin e marketingut ky është produkti më i thjeshtë. Ka aq shumë audiencë sa mjafton derbi për t’i dhënë shkëndijën e fundit. Ka qënë gjithnjë dhe me siguri do jetë për shumë kohëra kështu. Për shumë mund të jetë një derbi i ri, por ka gjithnjë një personazh që është gjithnjë aty. I vetmi që në këto 5 vite ka fituar me të dyja skuadrat. Renato Kalari. Ish i Tiranës, tanimë i partizanit. Ka qënë në fushë kur Tirana mundi Partizanin 1-0 në shkurt 2014, e vetmja fitore e bardhebluve në këtë dekadë. Derbi i ri me histori të vjetra. Si thuhet zakonisht, kjo ndeshje nuk luhet por fitohet. E premtja është ditë pushimi, është dita e futbollit!

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...