Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Një e-mail mund të fundosë Barçën për çështjen “Griezmann”

Një e-mail që ka rënë në duart e drejtuesit më të lartë të Atletico Madridit, Gil Marin (shefi ekzekutiv), është prova që implikon Barcelonën dhe që mund ta detyrojë klubin “blaugrana” të paguajë edhe 80 milionë euro të tjera për Antoine Griezmann.

Përfaqësuesi i sulmuesit francez, Sevan Karian, në muajin mars i ka dërguar një e-mail motrës së tij, Maud, dhe babait Alain, ku shpjegohej se po bëheshin negociata të fshehta mes Griezmannit dhe Barcelonës.

Dokumenti i publikuar nga “El Mundo” kompromenton klubin katalan, pasi FIFA nuk e lejon nisjen e bisedimeve me një futbollist nëse nuk është koha e duhur (nuk duhet të ketë mbetur më shumë se 6 muaj nga kontrata në fuqi).

E-mail-i ka përfunduar te Miguel Ángel Gil Marín dhe po përdoret si provë nga Atletico në përplasjen ligjore me Barcelonën.

Sikurse shkruan “El Mundo”, menaxheri i Griezmann shpjegon në e-mail se Barcelona i ofronte sulmuesit francez të njëjtat kushte si verën e kaluar, para se të firmoste rinovimin e kontratës me “Los Colchoneros”.

Barcelona pagoi klauzolën e largimit, që ishte 120 milionë euro pas 1 korrikut, por për fakti që bisedimet mes katalanëve dhe futbollistit kanë nisur para kësaj date, Atletico kërkon edhe 80 milionë të tjera, që të arrihet shifra totale 200 milionë.

E-mail konsiderohet çelësi i kësaj çështjeje, edhe pse Barcelona e mohon ekzistencën e një parakontrate me Griezmannin, duke pretenduar që kërkesat e “Los Colchoneros” nuk kanë kuptim.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...