Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Një emër i ri për kombëtaren e Portugalisë, kontaktohet ish-trajneri i klubit të Premier League

Pasi e mbylli rrugëtimin në fazën çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, Portugalia ndau rrugët me trajnerin Fernando Santos. Tashmë, Federata ka nisur punën për të emëruar trajnerin e ri teksa synimi dhe i preferuari i drejtuesve më të lartë portugez është Jose Mourinho.

Gjithsesi, për të mbërritur te Special One, rruga është e komplikuar pasi ai ka një kontratë me Romën deri në vitin 2024 dhe të paktën për momentin palët janë të prirura të vijojnë projektin. Në këtë formë, te Portugalia po studiojnë edhe alternative të tjera në lidhje me pasuesin e Santos dhe emri më i fundit në listë është ai i Bruno Lage.

Eksperienca e fundit e 46-vjeçarit ishte ajo në Premier League teksa drejtoi për më shumë se një vit skuadrën e Ëolverhampton ndërsa në të kaluarën, Lage ka qenë në krye të Benfica-s. Një plus i madh për Lage është fakti se ai ruan një lidhje të ngushtë me shumë lojtarë portugezë, pjesë edhe e kombëtares për shkak të përvojës së tij me Benfica-n dhe Ëolverhampton.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...