Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Një fantazist kroat për Torinon, gati vizitat mjekësore dhe firma

Nikola Vlasic është përforcimi i radhës për Torinon. Fantazisti kroat ka mbërritur në qytetin italian dhe të mërkurën pritet të kryejë vizitat mjekësore e të hedhë firmën mbi kontratë me klubin “granata”.

Vlasic është në pronësi të West Hamit dhe vjen te Torino në huazim me të drejtë blerjeje, teksa një rol mjaft të rëndësishëm në këtë transferim ka luajtur edhe trajneri kroat Ivan Juriç, i cili ka telefonuar personalisht patriotin e tij për ta bindur.

Nëse vizitat mjekësore kalojnë me sukses, atëherë Vlasic mund të vihet në dispozicion të trajnerit Juriç që për ndeshjen e parë të kampionatit, me Torinon që do të përballet me Monzën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...