Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Një Ferrari niset i pari në Monza, Leclerc premton fitoren për tifozët

Charles Leclerc do të niset i pari në Monza, pasi ka vendosur kohën më të mirë në provat zyrtare, duke mposhtur kështu kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen me vetëm 145 të mijtat e sekondës.

Piloti nga Monaco u shfaq mjaft i kënaqur me makinën në këtë garë, ku do të kërkojë fitoren me synimin për të mbajtur ende të hapur betejën për titullin kampion në Formula 1.

I dyti do të niset Russell, i cili vendosi vetëm kohën e 5-të më të mirë, por përfiton nga penalizimi i Sainz, Perez dhe Verstappen, të cilët bënë ndryshime në motor dhe do të nisen shumë më mbrapa.

Në rreshtin e dytë do të nisen dy makinat Ferrari, me Norris të tretin dhe Ricciardo të katërtin, ndërsa në rreshtin e tretë do të jetë radha e Gasly dhe Alonsos. Hamilton e Sainz që do të nisen përkatësisht në vendin nga radha e 9 dhe e parafundit.

“Bëra një xhiro të fundit në maksimum dhe për fat të mirë çdo gjë shkoi në mënyrë perfekte. Kam ndjesi të mira dhe nesër dua të fitoj për tifozët, që këtu në Monza janë gjithmonë fantastikë”, deklaroi Leclerc.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...