Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Një fitore mjafton, Heitinga konfirmohet trajner i Ajaksit

John Heitinga u emërua trajner i përkohshëm i Ajaksit më 27 janar. Drejtuesit e “Harkëtarëve” shkarkuan Alfred Schreuder pas barazimit 1-1 ndaj Volendam, ndërkohë që Heitinga debutoi me fitore në stolin e Ajaksit.

Kampionët e Holandës triumfuan 1-4 në fushën e Excelsior, sukses që u ka mjaftuar drejtuesve të konfirmojnë Heitingan si trajnerin e skuadrës deri në fundin e sezonit. 39-vjeçari luante si qendërmbrojtës gjatë karrierës si futbollist.

Ai u aktivizua me klube si Ajaksi, Atletico Madrid, Everton, Hertha Berlin dhe Fulham, ndërkohë që veshi 87 herë fanellën e kombëtares holandeze. Heitinga ka drejtuar më parë skuadrat U17, U18, U19 dhe U21 të Ajaksit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...