Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Një fitore në shtatë ndeshje, Tuchel gjen shkakun e ngërçit të Chelsea-t

Me vetëm një fitore në 7 ndeshjet e fundit, Chelsea ka mbetur plot 12 pikë larg Manchester City-t kryesues dhe tashmë në garën për titullin kampion e mban vetëm matematika.

Në transfertën ndaj Brightonit, blutë e Londrës nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1, ndërsa Thomas Tuchel deklaroi se lodhja fizike dhe psikologjike është ajo që ka ndikuar jo pak në ecurinë e të tijve.

“Ne dukemi të lodhur sepse në fakt jemi të lodhur. U bë që nga muaji nëntor, që hipim në autobus dhe pyesim ku do shkojmë, në çfarë ore dhe kushtesh kemi ndeshjen e radhës. Jemi të lodhur fizikisht e psikologjikisht, dhe kjo nuk na lejon të jemi të përqendruar në fushën e lojës. Kemi nevojë ta stakojmë dhe të relaksohemi, për t’u kthyer me të tjera energji”, u shpreh Tuchel.

Tekniku gjerman u ka dhënë futbollistëve të tij dy ditë pushim, me shpresën që të rikthehen më pas në fushë më të karikuar dhe më të qetë psikologjikisht.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...