Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Një fitore si shpresë për kualifikimin, Ballkani sfidon çekët në Prishtinë!

Ballkani i Ilir Dajës vijon të mbetet në “valle”për t’u kualifikuar nga Grupi G i Conference League. Në orën 21:00, ekipi kampion i Kosovës pret në Fadil Vokrri, Slavia Pragën. Çekët ia dolën me sukses ndaj Ballkanit në shtëpi teksa i mposhtën me rezultatin 3-2.

Megjithatë, diferenca e shfaqur në fushë lë hapësira që ekipi nga Suhareka të shpresojë në një rezultat pozitiv, ndërsa në këtë rast një plus do të jenë edhe tifozët që pritet t’i japin një shtysë të jashtëzakonshëm benjaminëve të tyre. Aktualisht, Ballkani është në kuotën e katër pikëve pas katër ndeshjeve të para, po aq sa edhe Slavia Pragë, ndërkohë që Cluj dhe Sivasspor janë me nga shtatë pikë.

Gjithçka e hapur dhe në lojë për Ballkanin që me një trepikësh ndaj çekëve, do të udhëtonte për ndeshjen e fundit në drejtim të Rumanisë për sfidën ndaj Cluj, për të luajtur gjithçka për gjithçka. Megjithatë, deri tek ajo ditë ka ende kohë dhe energjitë janë të gjitha të fokusuara te Slavia, pasi është kjo finalja e momentin për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...