Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Një foto me Osimhen i kushtoi vendin e punës, sulmuesi i jep premtimin e madh djaloshit

Një foto me idhullin e fëmijërisë ka një vlerë të jashtëzakonshme për këdo, madje shumë janë të aftë të rrezikojnë vetëm për të fiksuar një moment të paharrueshëm nëpërmjet aparatit fotografik. Kështu ka ndodhur edhe me djaloshin 18-vjeçar, Matteo Lo Cicero i cili pati fatin të takonte nga afër idhullin e tij, Victor Osimhen.

18-vjeçari ishte në rolin e steëardit në stadiumin Olimpico, në ndeshjen mes Romës dhe Napolit e përfunduar me rezultatin 0-1. Sfida u vendos pikërisht nga sulmuesi Victor Osimhen me Matteon që pas ndeshjes priti gjatë për një foto me nigerianin. Por, ajo foto i kushtoi shumë pasi djaloshin e pezulluan ndërsa e njoftuan se ai nuk mund të jetë më steëart dhe një punë të tillë nuk mund ta bëjë në ndeshjet e Romës në Olimpico.

Gjithsesi, Osimhen që ishte dëshmitar i skenës në momentin kur djaloshin e pezulluan u mundua ta mbronte 18-vjeçarin duke theksuar se ai ishte shoku i tij. Megjithatë, në momentin kur fjalët e sulmuesit nuk u morën parasysh, Osimhen i premtoi djaloshit se ai do t’i gjente atij një punë. Një gjest i madh nga ana e lojtarit të Napolit, që nxitoi menjëherë të marrë në mbrojtje 18-vjeçarin dhe t’i garantojë të ardhurat.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...