Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Një futbollist i Sevillas me Koronavirus, humbet ndeshjen me Romën

Një futbollist i Sevillas me Koronavirus. Lajmi e dha vetë klubi andaluz nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku thekson se pjesëtari i ekipit pozitiv me COVID-19 tashmë është karantinuar, pra është i izoluar nga pjesa tjetër e ekipit.

Për arsye të ruajtjes së privatësisë nuk bëhet i ditur emri i futbollistit të skuadrës së parë, i cili nuk do të jetë i pranishëm në përballjen me Romën në Europa League, më 6 gusht.

Të tekstin e shpërndarë nga Sevilla shkruhet se “personi i prekur nga Koronavirusi është asimptomatik dhe në gjendje të mirë shëndetësore dhe i izoluar në banesën e tij. Klubi ka njoftuar autoritetet sportive dhe shëndetësore dhe ka ndërprerë menjëherë stërvitjen derisa të merren të gjitha masat shëndetësore nga strukturat përkatëse.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...