Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Çfarë surprize magjike për Kukësin, kalon në….

Mision i realizuar me sukses. Kukësi nuk gabon dy herë radhazi. Pasi dështaun sezonin e kaluar për të kaluar qoftë edhe një tur në Uefa Champions League, këtë herë verilindorët ja dolën. Me shumë fat, falë një gol në fushë kundërshtare i ardhur 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt nga gjeorgjiani Iralki Dzaria, Kukësi barazoi 1-1 në transfertën malteze ndaj kampionëve të Maltës, Valletta duke avancuar në ruandin e dytë kualifikues të UEFA Champions League, pasi ndeshja e parë në Shkodër kishte përfunduar në barazim pa gola. Nisi në mënyrën më të mirë aventura e dytë e Armando Cungut në stolin e Kukësit edhe pse loja e nënkampionëve të Shqipërisë në kryeqytetin e Maltës la shumë për të dëshiruar.

Vendasit e dominuan takimin aq sa kompanitë e basteve pas pjesës së parë e quanin një mision të kryer kualifikimin e Vallettas, por reagimi i Kukësit erdhi në fraksionin e dytë me Cungun që guxoi duke aktivizuar boshnjakun Harba, kroatin Spehar dhe Valon E’themin të cilët i dhanë më shumë freski sulmit. Pas shumë përpjekjeve Valletta zhbllokoi shifrat me italianin Piciollo që në miunutën e 67-të mposhti Frashërin. Por në goditjen e parë në portë Kukësi, barazoi rezultatin falë Dzarias që shfrytëzoi asistin e Rrumbullakut për t’i dhënë kualifikimin Kukësit, një kualifikim që vlen mijëra euro për arkat e klubit verilindor. Vangjel Zguro mori kartonin e dytë të verdhë edhe pse ishte i ulur në stol duke u larguar nga fusha por pavarsisht edhe 5 minutave shtesë që akordoi gjyqtari, Kukësi rezistoi dhe në fund verilindorët u larguan nga Malta shumë të lumtur. Tashmë Kukësi mendon për turin e dytë të Championsit aty ku me shumë gjasa do të ketë përballë Qarabagun ku luan Ansi Agolli, ndërsa me kualifikimin ndaj Valletas verilindorët kanë siguruar minimalisht pjesëmarrjen në turin e tretë kualifikues të Europa Leagues edhe nëse eliminohen nga turi i dytë në Champions League.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...