Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Një gjerman për Korenë e Jugut, zëvendëson Paulo Benton

AL RAYYAN, QATAR - DECEMBER 02: Korea Republic players celebrate after the 2-1 win during the FIFA World Cup Qatar 2022 Group H match between Korea Republic and Portugal at Education City Stadium on December 02, 2022 in Al Rayyan, Qatar. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Jurgen Klinsmann është pranë rikthimit në rolin e trajnerit teksa është kandidati kryesor për të zëvendësuar Paulo Benton tek kombëtarja e Koresë së Jugut. Detyra e fundit për 58-vjeçarin ishte ajo e para dy viteve në krye të Hertha Berlin ndërsa gjermani ka eksperiencë edhe me kombëtaret pasi më parë ka drejtuar Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikërisht, kjo është një nga arsyet pse në Korenë e Jugut preferojnë Klinsmann, madje raportimet më të fundit bëjnë të ditur se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i takon pagës dhe stafit teknik.

Por, nëse ende nuk ka një zyrtarizim të marrëveshjes është prej faktit se Klinsmann është duke marrë pak kohë për të vendosur nëse është i gatshëm të qëndrojë për katër vite në Korenë e Jugut dhe të përshtatet me një ambient krejtësisht ndryshe nga ai që është mësuar në Europë. Gjithsesi, me pagën dhe kontratën gati, duket se është vetëm çështje kohe para se Klinsmann të zyrtarizojë aventurën e radhës në karrierë.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...