Euro 2020

Një gol në fund kualifikon zyrtarisht Spanjën, Euro 2020 është më afër edhe për Zvicrën

Një gol i Rodrigo Morenos në minutën e 91-të në transfertën e vështirë ndaj Suedisë kualifikoi zyrtarisht në Euro 2020 Spanjën që përfitoi edhe nga barazimi mes Rumanisë dhe Norvegjisë për të siguruar me 2 ndeshje më herët praninë në fazën finale të Europianit të vitit të ardhshëm. Suedia ishte shumë pranë fitores falë golit të Marcus Berg në minutën e 50-të, por në fund Rodrigo u prishi festën nordikëve me Spanjën që regjistroi barazimin e dytë radhazi me shifrat 1-1 në gadishullin skandinav por këtë herë pika e marrë vlejti sa një fitore. La Roja kryeson grupin F me 20 pikë, 5 më shumë se Suedia dhe 6 më shumë se Rumania dhe duke patur parasysh që këto dy përfaqësuese ndeshjen e radhës e kanë me njëra tjetrën, spanjollët janë zyrtarisht në Euro 2020. Edhe në ndeshjen tjetër të këtij grupi një gol në fund i Sorltoth i hoqi fitoren nga duart Rumanisë që barazoi 1-1 në Bukuresht ndaj Norvegjisë. Për rumunët realizoi Mitrita ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë George Puscas humbi një 11-metërsh.

Në ndeshjen mes dy skuadrave më të dobëta të grupit F, Ishujt Faroe mposhtën 1-0 Maltën. Një fitore me aromë kualifikimi arriti Zvicra që mposhti 2-0 Republikën e Irlandës në grupin D duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve, 1 më pak se dy kryesueset por helvetët tashmë janë të avantazhuar pasi kanë një ndeshje më shumë se Irlanda për të luajtur dhe dy sfidat e tyre i kanë ndaj dy skuadrave më të dobëta të grupit. Finalizimi i Seferovic dhe autogoli  i Duffy i mjaftuan Zvicrës për të marrë tre pikët ndërkohë që humbi një 11-metërsh Ricardo Rodriguez. Në ndeshjen tjetër të grupit F, Gjeorgjia la në kuotën 0 pikë Gjibraltarin falë fitores 2-3. Në grupin J Italia mori fitoren e 8-të në po kaq ndeshje. Edhe pse zyrtarisht të kualifikuar dhe me trajnerin Mancini që aktivizoi lojtarët e stolit të kaltrit triumfuan 0-5, ku spikati Belotti me një dygolësh. Greqia ndërkohë u dha një goditje të rëndë shpresave të Bosnje Hercegovinës për të tentuar kualifikimin në Euro 2020 nëpërmjet eliminatoreve pasi në Athinë triumfuan grekët 2-1. Në grupin G ndërkohë Izraeli bëri detyrën ndaj Letonisë duke fituar 3-1 me dy gola të Dabbur dhe një të të përhershmit Eran Zahavi, golashënuesi më i mirë në këto eliminatore me 11 finalizime.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency