Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Një hap para e dy pas”, Partizani s’mund të humbë “trenin” e Europës

Pritej reagimi, por ndaj Teutës mungoi. Një sulm që mbetet steril, ndërkohë që Sormani qan gabimet në mbrojtje. Partizani i tij duket se “po kërcen një tango” të tipit, një hap para dy hapa pas. Fitoret me Luftëtarin, Flamurtarin e sidomos ndaj Laçit krijuan idenë e një skuadre në rritje, por barazimi me Bylisin, shuplaka në derbi dhe mungesa e forcës për të reaguar me Teutën në mos konfirmojnë krizën, flasin së paku për një skuadër me probleme.

Mbeten, në fakt, ato të vjetrat, që shfaqen herë pas here: pikat më të dobëta të kësaj skuadre janë Brown dhe Solomon. Sormani po i alternon në kërkim të shkëndijës që nuk po vjen. Xhamajkani s’ka shënuar ende në kampionat, nigeriani vetëm tre në plot 25 javë, shifrat i ngelin qartësisht në klasë si një ndër elementët kyç në mungesën e rezultateve.

Si mund të ndryshojë Partizani? Sormani është i blinduar nga kontrata dhe projekti afatgjatë, e pamundur të mendohet një ndryshim në stol. Në këtë moment apeli është i gjithi për lojtarët, sidomos për ata që shpallën skuadrën kampion sezonin e kaluar. 9 pikët e diferencës nga kreu janë sigurisht një hendek i madh për t’u rikuperuar në 11 ndeshjet e mbetura dhe objektivi titull është dukshëm i kompromentuar, por, ndërkohë, të kuqtë janë në vend të pestë dhe klasifikimi thotë se duhet të luftojnë fort për të mos humbur edhe trenin që i çon në Europë. Ky, po, do të ishte një dështim total. Është koha për t’u ringritur.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...