Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Një holandez goditja e radhës për Newcastle, Xavi “shpëton” një nga sulmuesit

Newcastle është shumë pranë afrimit të përforcimit të tretë në këtë merkato dimri. Drejtuesit e klubit anglez duket se kanë arritur marrëveshjen me Bayer Leverkusen për mbrojtësin e krahut të majtë Mitchel Bakker.

Sipas mediave, bisedimet janë në fazë të avancuar dhe dy klubet janë pranë arritjes së marrëveshjes. Anglezët, për kartonin e 21-vjeçarit do të derdhin në arkat e klubit gjerman shumën e 14.5 milionë euro. Bakker është pjesë e “aspirinave që nga viti 2021, kohë kur u transferua nga francezët e Paris Saint Germain për shumën e 8.5 milionë eurove.

Ndryshon situata lidhur me të ardhmen e Luuk de Jong. Lojtari, i cili ishte shumë pranë largimit, duket se do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona. Drejtuesit e klubit katalanas vendosën që 31-vjeçari të qëndrojë deri në fund të sezonit, kohë kur i përfundon edhe marrëveshja e huazimit nga Sevilla, që zotëron kartonin e holandezit.

Me ardhjen e Xavit në krye të katalanasve, De Jong është rikthyer në një lojtar të rëndësishëm për repartin e sulmit ku në 12 paraqitje ka realizuar 3 gola në kampionat. Është pikërisht këmbëngulja e trajnerit, që ndryshoi vendimin e drejtuesve për ta larguar futbollistin, i cili tashmë do të jetë pjesë e blaugranave deri në fund të kontratë së huazimit, pra deri në qershor 2022.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...