Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Largohet një ikonë, Maria Sharapova thotë lamtumirë në moshën 32-vjeçare

Tërhiqet përfundimisht nga tenisi një nga ikonat e këtij sporti, Maria Sharapova. Bjondja siberiane vendosi të thotë lamtumirë në moshën 32-vjeçare, pas një karriere 18-vjeçare si teniste profesioniste. Lajmin e dha vetë bukuroshja ruse, nëpërmjet një letre të gjatë të publikuar nga “Vanity Fair” dhe “Vogue”, ku ndër të tjera shkruan:

“Si ia bën për të hedhur pas krahëve jetën e vetme që ke njohur? Si mund të largohesh nga fushat ku ti je stërvitur që kur ishe fëmijë, nga loja që dashuron – të ka bërë të derdhësh lot dhe të përjetosh emocione të pabesueshme – nga një sport ku ke gjetur familjen, bashkë me fansat që janë mbledhur pas teje për më shumë se 28 vjet? E di këtë, prandaj, ju lutem, më falni. Tenis, po të them lamtumirë.”

 

Turnetë Grand Slam të fituar:

– Australian Open 2008

– Roland Garros 2012 dhe 2014

– Wimbledon 2004

– US Open 2006

Numri 1 në botë për 21 javë

Fituese e WTA Finals 2004

Medalje argjendi në Olimpiadën “Londër 2012”

36 tituj WTA (single)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...