Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Një ish-interist zbulon sherrin e Lukakut me Brozovic në derbi: Prej tyre fituam, Conte na surprizoi

Është dita e derbit mes Interit dhe Milanit, një nga sfidat më spektakolare dhe të ndjera në Itali. Një ndeshje e tillë ofron shumë emocione, por njëkohësisht edhe shumë prapaskena, teksa një të tillë rrëfen ish-lojtari i Inter, Borja Valero. Ky i fundit zbulon se pas një derbi kundër Milanit në të cilin po humbisnin me shifrat 2-0, Brozovic dhe Lukaku po debatonin me tone të larta ndërsa u desh ndërhyrja e menjëhershme e Antonio Contes.

Lexoni edhe:

“Po ktheheshim në dhomat e zhveshjes dhe Lukaku me Brozovic po debatonin me tone të larta. Ishin nxehur shumë dhe çfarë nuk po nxirrnin nga goja. Në fakt, ishim të gjithë keq pasi po humbisnim 2-0. Conte dëgjoi ulërimat dhe ndërhyri me shpejtësi.

I pyeti për arsyen e grindjes, por nuk kërkoi t’i qetësonte. I kërkoi që të vazhdonin dhe të mos i zbusnin nervat pasi në këtë formë do të riktheheshim të karikuar në fushë. Rezultati? E përmbysëm atë ndeshje dhe fituam 4-2”, u shpreh Valero.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...