Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Një javë për të shpëtuar sezonin, Juventus studion alternativat për stolin

Java e fundit e sezonit është mjaft e rëndësishme për Juventusin, që ka në dorë të mbyllë vitin futbollistik me një trofe, pasi do të luajë të mërkurën finalen e Kupës së Italisë përballë Atalantës në “Mapei Stadium” dhe në fundjavë do të provojë të marrë një tjetër 3-pikësh për të parakaluar Milanin në renditje dhe për të prerë një biletë për në zonën Champions.

Dy objektiva minimalë këta për një skuadër që prej 9 sezonesh radhazi kishte vendosur diktatin në kampionat, por pikërisht nga arritja apo jo e tyre, varet shumë edhe e ardhmja e klubit.

Andrea Pirlo duket i destinuar të largohet në fund të sezonit, edhe nëse ia del t’i arrijë të dy këto objektiva, pasi nuk ka arritur t’i japë identitet lojës së bardhezinjve, ndërsa lista e kandidatëve për ta zëvendësuar është e gjatë.

Deri para pak ditësh dukej favorit Massimiliano Allegri, por tani ky i fundit është më i prirur të negociojë me Realin e Madridit për një eksperiencë në Spanjë, sesa të rikthehet në Torino, aty ku ka fituar 5 herë radhazi titullin kampion.

Një opsion mbetet edhe rikthimi në Torino i Zinedine Zidane, që ka shkëlqyer pikërisht me fanellën e Juventusit para se të transferohej te Reali, por gjithçka do të varet nga arritja e një vendi në zonën Champions, pasi trajneri francez vështirë se do të vinte për të garuar në Europa League.

Pikërisht opsioni i mos-kualifikimit në Champions, ka nxjerrë në skenë tre emra të rinj trajnerësh, që janë Gian Piero Gasperini i Atalantës, Gennaro Gattuso i Napolit dhe Sinisa Mihajlovic i Bolognës.

I pari pëlqehet shumë për lojën që po bën me një skuadër me nivel mesatar futbollistësh, megjithatë fakti që Gasperini ka dështuar të menaxhojë lojtarë të nivelit të lartë, lë ende hije dyshimi mbi të.

Gattuso vlerësohet si profil interesant, duke qenë se ka bërë mirë me Napolin dhe është një trajner që nuk kërkon shumë nga merkato, megjithatë i ka dhënë një gjysmë fjale Fiorentinës dhe drejtuesit e Juves po provojnë të futen ndërmjet për të fituar kohë.

Sa i përket Mihajlovic, palët kanë qenë në negociata edhe më herët, por asnjëherë nuk janë bashkuar dhe ndoshta kjo verë do të jetë e duhura. Trajnerit serb i skadon kontrata me Bolognën dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve se fillimisht do të presë një ftesë nga ndonjë klub i madh dhe nëse nuk vjen, do të marrë në konsideratë rinovimin me emilianët.

Deri atëherë Pirlo duhet të bëjë llogaritë mirë me dy ndeshjet vendimtare, ku të mërkurën do ta ketë Atalantën kundërshtare për trofeun e Kupës së Italisë dhe në fundjavë do provojë ta bëjë aleate, me qëllim që bergamaskët të ndalin Milanin në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...