Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Një jetë e kaluar në futbollin italian, ish-lojtari i Inter “var këpucët në gozhdë”

Goran Pandev ka njoftuar së fundmi tërheqjen nga futbolli me maqedonasin që e mbyll karrierën në moshën 39-vjeçare teksa eksperienca e tij e fundit ishte me skuadrën e Parmës në Serie B. Ish-sulmuesi i cili ka pasur një eksperiencë të gjatë në Itali me klubet elitare si Inter, Lazio apo Napoli në deklaratën e tij të lamtumirës thekson se ende nuk e beson që nuk do të konsiderohet më një futbollist ndërsa shton se mbyll një kapitull shumë të bukur të jetës së tij.

“Kthej kokën pas dhe ende nuk më besohet fakti që do të tërhiqem nga futbolli. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, kam përjetuar shumë emocione  dhe dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë shoqëruar në rrugëtimin tim. Falenderoj familjen time dhe gruan, gjithashtu edhe babain tim që më lejoi të ndiqja këtë rrugëtim.

Falenderoj të gjithë trajnerët për besimin dhe për atë çka më kanë mësuar. Një përqafim për të gjithë tifozët, mbyllet një kapitull i bukur, por marr me vete emocione shumë të bukura. Jam i lumtur që i kemi ndarë së bashku”, përfundon Pandev deklaratën e tij të lamtumirës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...