Formula 1

Një jetë plot adrenalinë, Alex Zanardi i intubuar pas aksidentit

Përgatiti: Alked Gjebrea

Ish-piloti i Formulës 1, Alex Zanardi, në gjendje kritike, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur gjatë një aktiviteti paralimpik në Toskanë. Alessandro Zanardi humbi kontrollin e karrocës me rrota që po drejtonte gjatë një gare, në një kthesë, teksa zbriste rrugëve të ngushta pranë qytetit të vogël të Pienza-s, në Provincën e Sienës, duke u përplasur me forcë me një kamion të rëndë që po vinte nga korsia tjetër.

Një jetë e mbushur plot adrenalinë e kaluar në timonin e mjeteve të ndryshme, për të mbajtur gjallë pasionin e tij të pashtershëm për sportin e automobilizmit, duke gjetur forcë për të bërë përpara dhe vazhduar madje edhe atëherë kur doktorët për ta mbajtur në jetë u shtrënguan për t’i prerë të dyja këmbët, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Gjermani, në Brandenburg, në Lausitzring, dy dekada më parë.

Pasditja e së shtunës në këtë pjesë të Toskanës, që konsiderohet si edhe një ndër zonat më të bukura të Italisë, dukej si një pasdite krejt normale nën rrezet e forta të diellit dhe Alex Zanardi ishte duke garuar në aventurën e radhës, me karrocën e tij të pandarë, për t’i shtuar një tjetër kupë karrierës së tij të mbushur plot trofe. Aksidenti ndodhi vetëm 20 kilometra larg Montalcinos, në garën e quajtur “Obiettivo Tricolore”, në pjesën e pyllëzuar të Pienza-s, në një zbritje me pjerrësi 4%. Nuk konsiderohet ndonjë pjerrësi me rrezikshmëri të lartë, duke patur parasysh relievin e zonës, sidoqoftë dëshmitarët konfirmuan se Zanardi po tregohej i kujdesshëm në këtë pjesë të itinerarit.

Ky segment i rrugës përbëhej nga një pjesë e drejtë e gjatë, gjithsesi aksidenti ndodhi në fragmentin përmbyllës.Pikërisht në hyrje të kthesës të pranishmit tregojnë se 53-vjeçari emilian bëri një manovër të rrezikshme, duke ndryshuar trajektoren. Pas humbjes së kontrollit karroca e tij rrëshqiti dhe përfundoi në korsinë e gabuar, prej nga ku po vinte një kamion i madh me rimorkio. Dëshmitarët tregojnë se Alex Zanardi fillimisht përplasi kokën dhe më pas përfundoi në pjesën e përparme të automjetit të stërmadh, që po vinte nga krahu tjetër. Shoferi i kamionit me rimorkio u mundua të manovronte, duke u shmangur për rreth 1 metër, pa e evituar dot përplasjen. Të pranishmit thanë se Zanardi është rrotulluar disa herë dhe si pasojë e përplasjes kaska nuk i rezistoi goditjes së fortë, por doli nga koka.

Në karvanin që ndiqte nga prapa garën madje ishte edhe bashkëshortja e tij, Daniela, që i ka qëndruar pranë gjithmonë, edhe në ditët më të vështira. Mësohet se ndihmën e parë e mori menjëherë, madje në momentet e para Alex Zanardi ishte i kthjellët dhe në gjendje për të komunikuar, sidoqoftë për shkak të gjendjes së tij të rënduar u desh kohë që të zhvendosej në një zonë të hapur, pasi helikopteri nuk mund të ulej dot për shkak të zonës së pyllëzuar dhe u nevojitën afërsisht 20’ për ta transportuar.

Zanardi mbërriti në gjendje të rëndë në Spitalin “Le Scotte di Siena”. Mjekët konfirmuan një traumë të fortë, e lëndime dhe plagë të shumta në pjesën e kokës, e për rrjedhojë Zanardi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale tepër të ndërlikuar, që zgjati dicka më shumë se dy orë e gjysmë. Pas operimit në kokë, Alex Zanardi është në terapi intensive, me frymëmarrje artificiale dhe në gjendje të rëndë.

“Obiettivo Tricolore” është një aktivitet që organizohet nga sportistët me aftësi të kufizuara, i mbështetur fuqimisht nga vetë Zanardi, gjithsesi karabinieria e zonës është duke marrë në pyetje organizatorët dhe ka ngritur një hetim në lidhje me kushtet e sigurisë, për zhvillimin e një gare të tillë, në një kohë kur kryetari i Bashkisë së Pienzass është justifikuar se nuk ka marrë asnjë lloj komunikimi zyrtar për mbarëvajtjen e ndonjë aktiviteti apo ngjarjeje sportive në territorin e kësaj zone.

Alex Zanardi debutoi në Formulën 1 në moshën 25-vjeçare dhe garoi për skuadra të tilla si Jordan, Minardi, Lotus apo dhe Williams nga viti 1991 – 1999. Më pas piloti italian kaloi në Amerikën e Veriut për kampionatin e famshëm CART, Championship Auto Racing Teams, ku fitoi dy tituj me skuadrën e Chip Ganassit në vitet 1997 e 1998. 15 shtatorin e vitit 2001 jeta e Zanardit mori një kthesë që do të influenconte në mënyrë të pashmangshme pjesën në vazhdim, pas aksidentit të rëndë në Brandenburg, në cirkuitin EuroSpeedway në Lausitzring, ku menjëherë pas daljes nga pit stopi me goma të forta humbi kontrollin e makinës së tij dhe u godit me shumë forcë nga kanadezi Alex Tagliani, aksident ku humbi njërën këmbë nga pjesa e kofshës dhe tjetrën në pjesën e gjurit. Mjekët ia dolën t’i shpëtojnë jetën pilotit emilian, pavarësisht se në atë aksident ai humbi treçerekun e vëllimit të tij të gjakut.

Pasioni për sportet e automobilizmit bëri që piloti italian të mos hiqte dorë por pas fazës së gjatë të riaftësimit të kalonte në kampionatin botëror të makinave të turizmit, kompeticion ku garoi me BMW deri në vitin 2009, vit kur edhe u tërhoq në moshën 43-vjeçare. Alex Zanardi përsëri nuk iu dorëzua rutinës së zakonshme por vazhdoi të ushqente pasionin e tij për sportet e shpejtësisë, për ta kërkuar adrenalinën te karroca me rrota, duke konkurruar dhe marrë pjesë në aktivitetet të ndryshme paralimpike. Falë punës dhe vullnetit të tij të jashtëzakonshëm Alex Zanardi koleksionoi plot 12 tituj botërorë në këto gara dhe 4 medalje të arta në Lojërat Paralimpike, 2 në Olimpiadën e Rio de Janeiro dhe 2 në Lojërat Paralimpike Verore të Londrës.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency