Federata Belge e Futbollit vazhdon të studiojë alternativa të ndryshme për stolin e lënë bosh nga Roberto Martinez, i cili drejtoi “Djajtë e Kuq” nga shtatori i vitit 2016 deri në Botërorin Katar 2022.
Shumë trajnerë janë përfolur, ndërkohë që gara është fokusuar në dy emra. Shtypi belg shkruan se kandidatët kryesorë janë Mauricio Pochettino dhe Joachim Low.
Drejtuesit e futbollit belg janë fokusuar te këto dy emra dhe ndodhen në bisedime me trajnerët e njohur. Ndërkohë kanë rënë si opsione Andrea Pirlo, Claude Puel dhe Herve Renard.
