Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Një kampion Europe për Conten, Napoli konfirmon kapitenin

Napoli prezanton Leonardo Spinazzolën. Anësori i majtë vjen si lojtar me parametra zero nga Roma, skuadër me të cilën kaloi 5 sezone.

31-vjeçari, i cili fitoi Euro 2020 me Italinë si protagonist, ka firmosur deri në verën e vitit 2026 me Napolin.

Kontratë nga e cila do të përfitojë rreth 1.8 mln euro në sezon. Një përforcim ky i rëndësishëm për skuadrën e Antonio Contes.

Lexo edhe:

Me Spinazzolën që në stadiumin “Diego Maradona” shpreson të rigjejë formën e ditëve më të mira.

Ndërkohë, klubi i Napolit ka lajmëruar tifozët në lidhje me të ardhmen e kapitenit Giovanni Di Lorenzo.

Sqarimi mes klubit dhe kapitenit ka ndodhur, takimi ishte pozitiv. Di Lorenzo do të vijojë të jetë edhe për shumë vite kapiteni i Napolit“.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...