Featured

Një karrierë e çuar dëm, agjenti tregon prapaskenat: I dukej vetja mbret, është akoma fëmijë!

Hatem Ben Harfa ishte një nga premtimet e mëdha të futbollit francez teksa në vitin 2004 u bë pjesë e Lyon ndërsa më pas kaloi te Marseille. Sulmuesi mori vëmendje falë shpejtësisë dhe veçorive teknike, megjithatë karriera e tij nuk shkoi sipas parashikimeve dhe mes ndryshimeve të shpeshta të klubeve, talenti i tij u duk sikur u “fik. Ish-agjenti i tij, Frederic Guerra shpjegon edhe problemet që kishte Ben Arfa duke theksuar se gabimi i tij ishte fakti që kurrë nuk punonte.

“Ben Arfa ka pasur një problem psikologjik që e ka shoqëruar prej fëmijërisë. Atij i kishin mbushur mendjen se ishte mbret, por nuk i kishin thënë asnjëherë se duhej të punonte. Jam i sigurt se nëse do të punonte më shumë edhe me mentalitetin e tij, Ben Arfa do të kishte fituar Topin e Artë. Ishte kaq i talentuar dhe e çoi dëm. Ndoshta, Ben Arfa mund të cilësohet si humbja më e madhe për futbollin në shekullin e 21-të. Cristiano Ronaldo është një punëtor i madh dhe më pas këtë rrugë e ndoqi edhe Benzema. Duhet punë, talenti nuk mjafton.

Këtu ka pasur faj edhe mentori i tij, Michel Ouzine. Ai i thoshte të mos punonte ndërkohë që mbaj mend një rast kur Deschamps e uli në stol kur drejtonte Marseille. Ouzine më tha mua se Deschamps e uli në stol sepse Ben Arfa nuk mbron dhe se nuk mund të qëndroj në pankinë një lojtar i cili do të fitoj Topin e Artë.

Por, e gjitha kjo bisedë u bë në sy të Ben Arfa, diçka e tillë nuk e ndihmon një djalosh të rritet. Tani është 35-vjeç, por Ben Arfa do të jetë një fëmijë për të gjithë jetën, edhe tani sillet si 17-vjeçar. Edhe psikologët më të zotë do të bëheshin me “dhimbje koke” nëse do të merreshin me një karakter si të Ben Arfa, i cili aktualisht është pjesë e Lille në Ligue 1.

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency