Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Një karrierë mes Feyenoord dhe Romës, mbrojtësi sfidon “familjen e vjetër” në Air Albania

Më datë 25 maj, Tirana dhe stadiumi Air Albania mirëpresin finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoord. Vëmendja dhe interesi është tejet i lartë ndërsa me qindra mijëra tifozë do të pushtojnë rrugët e kryeqytetit shqiptar. Sakaq, finalja mes italianëve dhe holandezëve mbart edhe një histori të veçantë për futbollistin Rick Karsdrop.

Mbrojtësi anësor është pjesë e Romës aktualisht, por karriera e tij është e lidhur ngushtë edhe me Feyenoord, klubi i cili i dha mundësinë e parë për të luajtur në futbollin profesionist, madje duke e bërë pjesë të tyre që në moshën 9-vjeçare. Me Roterdamasit, Karsdrop koleksionoi 101 paraqitje dhe deri me tani është klubi i vetëm me të cilët ka fituar tituj. Më pas në vitin 2017, pas një sezoni të kaluar me dëmtime të shumta, Roma mbërrin dhe i dhuron besim.

Megjithatë, teksa debuton në tetor më datë 25 në një ndeshje të fituar kundër Crotones, në minutat e fundit, Karsdrop kërkon zëvendësim për një problem në gju. Dhe, rezultati i analizave është për të vënë “duart në kokë”; futbollisti këput ligamentin.

Kështu, sezoni i tij me Romën nis dhe mbaron për vetëm 82 minuta. Në vazhdim të aventurës me Romën, e rrethon një dyshim i madh. Por, në ndihmë i vjen sërish shtëpia e tij, Feyenoord. Mbrojtësi huazohet për një sezon te Roterdamasit dhe rigjen formën.

Rikthehet në Romë për meritë të Fonsecës dhe zhvillon sezonin e parë të vërtetë si protagonist duke koleksionuar 45 paraqitje, një gol dhe gjashtë asiste. Jo keq për dikë që disa muaj më parë e kishte karrierën në dyshim.

Ndërkaq, në karrierën e Karsdrop duket se portugezët i sjellin fat, pasi edhe me Mourinhon, holandezi shkëlqen. Tashmë, Karsdrop ka mundësinë të kurorëzojë me një trofe aventurën e tij me Romën, por si kundërshtar gjen pikërisht familjen e tij të vjetër Feyenoord. Epo, futbolli ndonjëherë di vërtet të tregohet i pamëshirshëm ndërsa në stadiumin Air Albania, Karsdrop duhet të tregohet një profesionist i vërtetë dhe pavarësisht se për cilin klub i rreh zemra, do të mundohet të japë më të mirën për fanellën që përfaqëson aktualisht.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...