Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Një klauzolë në kontratë? Bayern nën akuzë pas nënshkrimit me shokun e “harruar” të Mane

Desire Segbe Azankpo, është lojtar i Bayern Munich edhe pse do të luaj në skuadrën e dytë. Në fakt, bëhet fjalë për një lojtar i cili në të gjithë karrierën e tij është aktivizuar në Ligat më inferiore dhe me skuadra të dorës së dytë si Oldham, Dunkerque, Senica, Epinal apo Villefranche. Megjithatë, në Mynih, duket se 29-vjeçari vjen prej miqësisë me Sadio Mane, lojtarit më të ri të bavarezëve.

Në fakt, bavarezët kanë përfunduar nën akuzë duke qenë se pretendohet se Azankpo është transferuar vetëm për arsye se është miku i Mane dhe në këtë formë ka anashkaluar aspektin sportiv.

Në fakt, nuk është hera e parë që Azankpo shoqëron Mane në eksperiencat e tij duke qenë se të dy kanë qenë edhe pjesë e Metz, sigurisht me Azankpo në ekipin e dytë të francezëve. Por, dyshja u nda te Salzburg kur Azankppo pësoi një dëmtim të rëndë dhe që ndikoi drejtpërdrejtë në karrierën e tij. Tashmë, dyshja është bashkuar te Bayern, mirëpo gjermanët kanë përfunduar nën akuzë dhe duket sikur transferimi i Azankpo ka qenë thjesht një klauzolë në kontratën e Mane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...