Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Një legjendë për një tjetër, Federer: E rëndë për tenisin nëse Nadal mungon në Roland Garros

Rafael Nadal ka humbur të gjithë turnetë përgatitorë para startit të Roland Garros që zhvillohet në fundin e muajit maj teksa nuk do të jetë as në Romë. Tenisti spanjoll vijon me fazën e rikuperimit pas problemeve të shfaqura në Australian Open dhe ende mbetet në pikëpyetje të fortë nëse do të mund të marrë pjesë në turneun e tij të preferuar.

Së fundmi, Roger Federer shprehet se do të ishte e rëndë për tenisin në rast se Nadal nuk ia del të jetë pjesë e turneut francez ndërsa shtoi se dëshiron që në tokën franceze të shohë edhe një Djokovic në formë pasi serbit i ka munguar vazhdimësia.

Lexo edhe:

“Do të ishte shumë e rëndë për tenisin nëse Nadal nuk ia del të marrë pjesë në Roland Garros. Unë ende shpresoj që ai të jetë prezent. E di që nuk do të jetë as në Romë, por unë i uroj më të mirën. Gjithashtu, dëshiroj që edhe Djokovic të mbërrij në formë për Roland Garros, kam parë që nuk ka luajtur shumë së fundmi. Tani janë disa të rinj që po bëjnë shumë mirë dhe po luajnë me vazhdimësi. Megjithatë, është e sigurt se unë do ta ndjek Roland Garros”, u shpreh Federer, tashmë i tërhequr nga tenisi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...