Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Një “like” në rrjetet sociale për Ronaldon shkakton polemika, Maguire në qendër të kritikave

Harry Maguire duket sikur i kërkon me “qiri” telashet. Kapiteni i Manchester United që sezonin e fundit u vendos në qendër të kritikave për shkak të performancave në fushë, tashmë ka përfunduar sërish mes polemikave teksa një pakujdesi në rrjetet sociale ka bërë që fansat të acarohen me lojtarin.

Së fundmi, Maguire i ka dhënë “like” një postimi për Ronaldon ku thuhet se portugezi është i palumtur me reduktimin e pagës për shkak se United nuk arriti të kualifikohej në Champions League teksa luzitani nuk preferon Europa League dhe prandaj do të largohet nga skuadra.

Një veprim i tillë ka shkaktuar reagimin e fansave që kërkojnë largimin e menjëhershëm të Maguire ndërsa të tjerë theksojnë se mbrojtësi ka një sjellje joprofesionale dhe si i tillë nuk mund të përfaqësojë institucionin e kapitenit te Manchester United.

Fansat nuk ngurrojnë ta konsiderojnë Maguire si qesharak dhe si kapitenin më të keq në historinë e klubit. Maguire u transferua në Old Trafford nëvitin 2019 nga Leicester për shumën e 87 milionë eurove ndërkohë që për asnjë moment nuk ia ka dalë të shpërblejë besimin e drejtuesve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...