Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Një lojtar dhe njeri i mrekullueshëm”, Saka elozhe për Xhakën: E admiroj!

Granit Xhaka dhe Zvicra e tij mbyllën aventurën në Euro 2024 në fazën e çerekfinaleve pasi nuk mundën të shkonin përtej pas përplasjes me Anglinë. Helvetët u eliminuan vetëm pas goditjes së 11-metërshave, teksa edhe njëherë tjetër, mesfushori me origjinë shqiptare ishte nga më të mirët në fushë, pavarësisht se luajti me një problem muskulor.

Lexo edhe:

Pas përfundimit të ndeshjes, Bukayo Saka deklaroi se e admironte së tepërmi Granit Xhakën, duke theksuar se ai ishte një njeri i mrekullueshëm.

“Graniti ka fituar shumë trofe këtë sezon. Ai është një lojtar i shkëlqyer, por mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm. Përulësia që tregoi pas ndeshjes kur erdhi dhe na takoi të gjithëve tregon shumë për karakterin e tij. Kam shumë respekt për Xhakën dhe e admiroj atë dhe skuadrën e Zvicrës”, u shpreh Saka, i cili më parë ka luajtur me Xhakën te Arsenal.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...