Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Një “Luan” për Partizanin, synohet huazimi i brazilianit të Milanit

Foto Claudio Grassi/LaPresse 24 agosto 2019 Milano (MI) Italia sport calcio Amichevole Milan Primavera-Calcio Lecco - Centro Sportivo Vismara. Nella foto:

Partizani vijon përgatitjet në tokën sllovene, në kuadër të eliminatoreve të Conference League, ku do të përballet me gjeorgjianët e Sarbotalos në turin e parë, ndërsa drejtuesit po punojnë gjithashtu për të përforcuar skuadrën në merkato.

Emri i fundit që ka dalë në skenë, është vërtetë i bujshëm, pasi bëhet fjalë për brazilianin Luan Capanni, i cili është në pronësi të Milanit.

Sulmuesi 22-vjeçar ka kaluar sezonin e fundit në Serinë C, mes Grossetos dhe Viterbeses, teksa mediat italiane konfirmojnë se është shumë pranë huazimit në kryeqytetin shqiptar, pikërisht te Partizani.

Luan Capanni është rritur te të rinjte e Flamengos, teksa në 2018-ën e solli në Itali Igli Tare, që e mbajti vetëm një sezon në ekipin e Lazios, pasi me 13 gola dhe dy asiste, tërhoqi vëmendjen e Milanit.

Edhe te të rinjtë e kuqezinjve Capanni bëri mjaft mirë, duke shënuar 9 gola, por më pas nuk i ka ecur si duhet me huazimet dhe Partizani mund të jetë trampolina e duhur drejt Europës.

Luan Capanni është 1.9 metra i gjatë dhe luan si qendërsulmues, teksa bashkë me Skukën, do të formonin një dyshe vërtetë të rrezikshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...