Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Një “martesë” për të tretën herë, Juventus i “fiksuar” pas Alvaro Moratës

Juventus dhe Alvaro Morata mund të bashkohen për të tretën herë. Bardhezinjtë synojnë ta afrojnë sulmuesin spanjoll në merkaton e verës duke qenë se presin të largojnë nga skuadra emra si Kean dhe Milik.

31-vjeçari është profili ideal duke qenë se njeh në perfeksion ambientin bardhezi teksa në Torino, lojtari ka edhe shtëpinë e tij. Marrëdhënia korrekte e Moratës me drejtuesit e Atletico Madrid mund të lehtësojë këtë tratativë, e cila mund të mbyllet për një shifër që varion diku te 15 deri në 20 milionë euro.

Lexo edhe: 

Pavarësisht moshës, Morata garanton shumë eksperiencë dhe mbi të gjitha është konstant pasi edhe në këtë sezon ia ka dalë të mbërrijë në kuotën e 20 golave. Megjithatë, për momentin spanjolli është vetëm një alternativë pasi shumë do të varet edhe me trajnerin e ri, gjithnjë nëse klubi torinez nuk do të vazhdojë “martesën” me Massimiliano Allegri.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...